Vrasja e bujshme/ DY GRATË rrezikojnë dënimin me VDEKJE: Kujtuam se po merrnim pjesë në shfaqje televizive

Publikuar tek: bota, më 08:46 16-08-2018 Vrasja e bujshme/ DY GRATË rrezikojnë dënimin me VDEKJE: Kujtuam se po merrnim pjesë në shfaqje televizive Siti Aisyah dhe Doan Thi Huong

Gjykata malajzeze vendosi që provat kundër dy grave të akuzuara për vrasjen e vëllait të udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-nam, janë mjaft bindëse për të dalë në gjyq.

 

Kim Jong-nam vdiq në aeroportin e Kuala Lumpur vitin e kaluar pasi agjenti toksik i nervit VX u hodh në fytyrën e tij me anë të një sprajti. Ngjarja ndodhi më 13 shkurt 2017.

Siti Aisyah dhe Doan Thi Huong nuk pranuan të jenë fajtore. Ato u shprehën se mendonin se po merrnin pjesë në një shfaqje televizive. Dy gratë mund të përballen me dënimin me vdekje nëse shpallen fajtore për vrasje.

Avokatët mbrojtës janë të bindur se rasti kundër klientëve të tyre do të pezullohet, duke thënë klientet e tyre nuk kishin asnjë motiv për të vrarë z.Kim.

Por një gjyqtar të enjten vendosi që veprimet e dy grave, të cilat u kapën nga kamerat e sigurisë, ishin të mjaftueshme për të dalë në përfundimin se ato kishin për qëllim ta vrisnin.

39206997_2122143038045699_2921832231032848384_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01145601272583
array(1) { ["section"]=> string(111) "vrasja-e-bujshme-dy-grate-rrezikojne-denimin-me-vdekje-kujtuam-se-po-merrnim-pjese-ne-shfaqje-televizive-131272" }