Vrasja e bujshme e presidentit Kennedy, publikohen dokumente sekrete e fakte të reja tronditëse mbi eleminimin e tij

Publikuar tek: bota, më 09:06 02-11-2017 Vrasja e bujshme e presidentit Kennedy, publikohen dokumente sekrete e fakte të reja tronditëse mbi eleminimin e tij

Qeveria federale sapo nxorri disa dokumenta për vrasjen e Presidentit Kennedy në vitin 1963.

Letrat u publikuan online nga Arkiva Kombëtare në lidhje me një ligj të vitit 1992 i cili kërkonte që këto letra të publikoheshin pas 25 vitesh.

Pas një kaosi të krijuar të minutës së fundit në të cilën agjencitë inteligjence lobuan kundër fshehjes së këtyre dokumenteve, shtëpia e bardhë tha që duhet më shumë kohë të procedojë dhe ti lëshojë këto dokumenta që supozohen të jënë publike.

Afati i fundit për dorëzimin e tyre do të ngelet muaji prill

Presidenti Trump pranoi të shtyjë publikimin e dokumentave që do të bëheshin publike me një datë të caktuar 26 prillin.

Vendimi për të shtyrë publikimin e dokumentave ka ngjallur dyshime pasi mendohet se qeveria ende po mban sekrete për çështjen.

Zyrtarët e administratës tha që nuk ka sekrete, thjesht një përpjekje për të shmangur kompromiset me sigurinë kombëtarë, ligjin ose metodat e mbledhjes së informacionit nga shërbimet e inteligjencës.

Kërkimet kanë gjetur një thesar me “ide të errëta” dhe “objekte të shndritshme”.

Larry J.Sabato themeluesi dhe drejtori i Qendrës Politike në Universitetin e Virxhinias, dhe një skuadër kërkuesish kanë kontrolluar dokumentat të Enjten mbrëma.

Ai ka dërguar një raport se çfarë kanë gjetur deri tani:

Siç pritej këto dokumenta të pakompletuara janë shpesh një rrëmujë. Shkrime dorë nga CIA dhe të tjerët janë shpesh të vështira për tu çkoduar. Do të duhet një punë kolosale dhe shumë kohë për ti bashkuar të gjitha. Mendoni sikur të jetë një puzzle.

Meqë deri tani kjo enigmë është ende e pazgjidhur po kërkojmë për ide të tjera ose për objekte. Deri këtu këto dokumenta nuk të zhgënjejnë. Në një rregull të caktuar kërkimet tona në universitetin e Virxhinias gjetën këto dokumente:

Meksika është një partnere me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në shumë mënyra, sidomos në përpjekjet për të investiguar lidhjet e Lee Harvey Osëald me shtetin pas vrasjes së Kenedit. Burimet i thanë CIA se Osëald ka depozituar 5.000 dollarë në një banke Meksikane.

Në një dokument që daton me 9 Mars 1964 Meksika ka bërë kërkime rreth këtij transferimi të parave por nuk ka gjetur ende asgjë.

Fbi monitoroi nga afër aktivitetet e avokatit Mark Lane që përfaqëson Margarite Oswald, mamanë e Lee. Sipas një burimi nga FBI avokati Lane u takua me një gazetar polak në janar 1964 dhe tha disa teori konspirative në lidhje me një lajm qesharak që J.D Tippit polici që u vra nga Oswald pak pasi Osëald vrau Kennedin, ishte vrasësi i vërtetë i presidentit, shkruan New York Times, raporton newsbomb.al.

Një dokument i Cia thotë se Oswald mund të jetë shoqëruar në shtator të 1963 në një udhëtim misterioz nga “Meksikani”. Meksikani mendohet të jetë Francisco Rodrigues Tamao, kapiteni i Ushtrisë Kubane Rebele 57 deri sa iku nga Amerika ne qershor të 1959.

Një dokument i tretë identifikon Rodrigo Tamayo si kryetarin e kampit Anti Kastro në Pontchartrain.

Disa dokumenta tregojnë kaosin dhe dramën pak ditë pas vrasjes së presidentit. Njëri prej tyre është një memo që diktohet nga J.Edgar Hoover, drejtuesi i FBI me 24 Nëntor 1963, pas pak vrasjes që Jack Ruby bëri ndaj Lee Harvey Oswald pasi Osvald iku nga njëri burg në tjetrin.

“Nuk ka më asgjë të re në çështjen Osëald përveç faktit që ai ka vdekur” shkruhet në dokument.

Sipas Nicholas Katzenbach, gjenerali i asaj kohe, z. Hoover shprehu ankth së vrasja e killerit të dyshuar mund të ngjallte dyshime tek amerikanët.

“”Një gjë që duam ne dhe z.Katzenbach është që të publikojmë diçka që të bindim publikun që Osëald është vrasësi i vërtetë” shkruan z.Hoover.

Drejtori i FBI ka diskutuar me agjentët në lidhje me një telefonatë që kanë bërë në Ambasadën Kubaneze në kryeqytetin e Meksikës dhe një letër që ai ka dërguar tek Ambasada Sovjetike në Ëashington që shkruhet se kjo “mund të ndërlikojë marrëdhëniet tona me jashtë”.newsbomb.al

Screenshot_2.jpg

Screenshot_4.jpg

 

 

Screenshot_4_copy.jpg

Screenshot_5.jpg

27dc-jfkfiles-live2-master675_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi në New York, Trump kërkon dënimin më ekstrem për terroristin
"Çmendet" pronari, urdhëron punonjësen të zhvishet për t'i "ngritur moralin" kolegëve (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010945081710815
array(1) { ["section"]=> string(121) "vrasja-e-bujshme-e-presidentit-kennedy-publikohen-dokumente-sekrete-e-fakte-te-reja-tronditese-mbi-eleminimin-e-tij-98057" }