Vrasja e Bularatit, reagon Presidenca: Ngjarje e izoluar, të mos shfrytrëzohet për retorikë nacionaliste

Publikuar tek: barometri, më 09:06 31-10-2018 Vrasja e Bularatit, reagon Presidenca: Ngjarje e izoluar, të mos shfrytrëzohet për retorikë nacionaliste

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e Bularatit ku mbeti i vrarë minoritari grek Kostandinos Kacifa.

 

Sipas Metës kjo është një ngjarje e izoluar e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro-greke.

Gjithashtu Presidenti ka dënuar vendosjen e banderolës së tifozve të Partizanit ditën e djeshme në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi”, “1 grek më pak, 1 bastard më pak”.

NJOPFTIMI I PRESIDENCËS:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, vlerëson rëndësinë e hetimeve transparente e shteruese dhe shpreh bindjen e thellë se kjo është një ngjarje e izoluar e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro-greke.

Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie.

Presidenti Meta vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive.

Në të njëjtën kohë Presidenti Meta thekson se parulla e shfaqur dje në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme.

Një parullë e tillë antisportive dhe raciste është edhe një fyerje për korifenjtë e futbollit shqiptar që nderuan fanellën e ekipit tonë kombëtar duke patur kombësinë greke.

Sidoqoftë këto ngjarje të izoluara duhet të na shërbejnë si një këmbanë alarmi për të parandaluar dhe frenuar që në gjenezë pasojat e gjuhës së urrejtjes mes popujve tanë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025343179702759
array(1) { ["section"]=> string(108) "vrasja-e-bularatit-reagon-presidenca-ngjarje-e-izoluar-te-mos-shfrytrezohet-per-retorike-nacionaliste-139690" }