Vrasja e Devi Kasmit, dëshmon Mario Meshini: Isha dëshmitar, nuk e njoh autorin

Publikuar tek: barometri, më 07:59 02-02-2018 Vrasja e Devi Kasmit, dëshmon Mario Meshini: Isha dëshmitar, nuk e njoh autorin

Zbardhet dëshmia e Mario Meshinit, dy ditë pas arrestimit të tij nën akuzën se bashkëpunoi me autorët që ekzekutuan me 5 plumba Devi Kasmin pranë Pediatrisë në Tiranë më 28 janar.

Para inspektorëve, Meshini ka pranuar se ka qenë dëshmitar ocular i ekzekutimit të 41-vjeçarit nga dy persona me motorr, por ka refuzuar kategorikisht se është bashkëpunëtor në këtë ngjarje.

“Sapo zbriti viktima nga makina u qëllua pas shpine. Nuk ka pasur asnjë djalog mes vrasësit dhe viktimës. Në momentin që u qëllua Kasmi, unë ngrita duart lart dhe thashë se nuk kisha lidhje me të. “S’kam gjë me të”, u thashë. Dhe pastaj autori u largua me vrap drejt motorit”, ka sqaruar Mario.

Më tej, meshini ka dhënë detaje edhe mbi autorin e vrasjes.

“Vrasësi ka qenë mbi 180 cm i gjatë dhe me shumë mjekër. Ka pasur në kokë një kapuç të zi dhe të palosur te balli. Drejtuesin e motorit me të cilin u larguan autorët nuk e pashë”, tha ai, ndërsa ka shtuar se në gjendje të rënduar psikologjike është larguar me motorr drejt shtëpisë së tij.  

Një ditë më parë avokati i Meshinit tha se me viktimën Mario kishte lënë takim, pasi më parë i kishte dërguar SMS që të takoheshin, pasi ishin miq dhe ishte frekuentues i palestrës që ishte në pronësi të Devi Kasmit. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027850151062012
array(1) { ["section"]=> string(83) "vrasja-e-devi-kasmit-deshmon-mario-meshini-isha-deshmitar-nuk-e-njoh-autorin-108817" }