Vrasja e Devi Kasmit/ Efthimiou flet me telefon nga burgu: Tragjike kjo që po më ndodh

Publikuar tek: aktualitet, më 19:05 11-02-2018 Vrasja e Devi Kasmit/ Efthimiou flet me telefon nga burgu: Tragjike kjo që po më ndodh

Efthymiou Efthymious, 41-vjeçari grek i cili u arrestua si ekzekutor i Devi Kasmit, mbi trupin e të cilit zbrazi 5 plumba. 

Efthymious e ka mohuar akuzën dhe ka sqaruar se në Shqipëri ka ardhur për qef. I dyshuari, nëpërmjet një telefonate nga burgu për mediat greke, është shprehur se kjo që po i ndodh është tragjike se është i pafajshëm.

Sipas tij, arrestimi që i është bërë është një gabim shumë i madh.  

Ndërkohë, greku nuk ka dhënë sqarime nëse njihej me Devi Kasmin, apo për debatin që ka patur mes tyre pak ditë para vrasjes në palestrën e viktimës, i faktuar si detaj edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë së palestrës. Greku ka pranuar se njihet me njërin edhe me një nga personat e arrestuar bashkë me të nga policia e Tiranës. 

Nga ana tjetër mësohet se Efthymious mësohet se ka ardhur në Shqipëri para dy muajsh dhe gjatë kësaj periudhe ka qëndruar në një një shtëpi me qira te Unaza e Re në Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet hajduti serial i banesave në Tiranë
I mbaron së shpejti mandati, ambasadori i huaj: S’dua të iki, e dua Shqipërinë »
Article Logic
Execution time: 0.010520935058594
array(1) { ["section"]=> string(91) "vrasja-e-devi-kasmit-efthimiou-flet-me-telefon-nga-burgu-tragjike-kjo-qe-po-me-ndodh-109926" }