Vrasja e Devi Kasmit mbrëmë në Tiranë, policia identifikon autorin, çfarë u gjet në vendin e ngjarjes (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:16 30-01-2018 Vrasja e Devi Kasmit mbrëmë në Tiranë, policia identifikon autorin, çfarë u gjet në vendin e ngjarjes (EMRI) Domart Konjari

Natën e mbrëmshme u qëllua për vdekje 41-vjeçari Devi Kasmi në një rrugicë pranë Pediatrisë në Tiranë.

Sipas të dhënave të deritanishme nga policia dy persona me skafandër dhe motor i ka zënë pritë 41-vjeçarit Devi Kasmi duke e qëlluar për vdekje me armë zjarri, dhe më pas janë larguar në drejtim të rrugicës pranë Shërbimit Informativ Shtetëror.  

Sipas policisë bazuar nga të dhënat e grumbulluara deri më tani i dyshuari kryesor për vrasjen e Kasmit është Domart Konjari.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia sekuestroi 9 gëzhoja si dhe dy pistoleta, njëra në çantën e viktimës dhe tjetra pranë trupit të tij.

Kasmi ishte i shpallur në kërkim në 2010 për falsifikim dhe ishte dënuar nga gjykata e Pogradecit me 1 vit burg. 

Dyshohet se Kasmi tentoi të vriste në Spanjë Domart Konjarin, i cili mbeti i plagosur me 5 plumba. Konjari është i njohur për trafik ndërkombëtar kokaine dhe është dënuar me 10 vjet burg në Francë, por dhe i liruar në Shqipëri për shkelje proceduriale.  

Domart Konjari

 322553_m.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U nominua te ‘Bleta e Artë 2017’, reagon drejtori i Arkivave: Edhe pse nuk thumboj…
Kush është Domart Konjari, ‘koka’ e organizatës kriminale, shqiptari që drejtonte tregun e heroinës në Francë »
Article Logic
Execution time: 0.010892868041992
array(1) { ["section"]=> string(111) "vrasja-e-devi-kasmit-mbreme-ne-tirane-policia-identifikon-autorin-cfare-u-gjet-ne-vendin-e-ngjarjes-emri-108444" }