Vrasja e Devi Kasmit, shtyhet seanca për grekun Efthymious

Publikuar tek: aktualitet, më 13:59 20-05-2019 Vrasja e Devi Kasmit, shtyhet seanca për grekun Efthymious Devi Kasmi - Efthymiou Efthymious

Shtyhet senaca te Krimet e Rënda për Efthymiou Efthymious, i dyshuar si autori i vasjes së Devi Kasmit më 29 janar të 2018-ës

Gjykatësi i çështjes Besnik Muçi deklaroi se shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa prokurorit mbrojtës, ndërkohë ende nuk dihet data e seancës së radhës.

Në seancën e kaluar greku Efthymious mohoi përfshirjen në ngjarje, duke thënë se nuk ka lidhje me atë që akuzohet.

Eftimiu tha se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të apasionuar pas gjuetisë.

Gjithashtu ai shprehu ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, duke thënë se ai ndihej i pasigurt për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.3970639705658
array(1) { ["section"]=> string(64) "vrasja-e-devi-kasmit-shtyhet-seanca-per-grekun-efthymious-164988" }