Vrasja e drejtorit të OSHEE në Vlorë, reagon Dritan Leli: Jam tepër i tronditur, ishte miku im...

Publikuar tek: aktualitet, më 15:36 25-05-2017 Vrasja e drejtorit të OSHEE në Vlorë, reagon Dritan Leli: Jam tepër i tronditur, ishte miku im...

Reagon kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli pas vrasjes së drejtorit të OSHEE Roland Saliu dhe biznesmeni Mirvjen Hyseni në atentatin që tronditi gjithë Vlorën.

Leli shreh një mesazh ngushëllimi ndërsa thotë se humbi shokun, mikun dhe bashkëpunëtorin e vyer.

“Tepër i tronditur mësova lajmin e ngjarjes së rëndë ku humbi jetën, shoku dhe miku im, Roland Saliu. Familja e tij, bashkëshortja dhe fëmijët, humbën njeriun e shtrenjtë, ne, humbëm bashkëpunëtorin e vyer, ndërkohë që komuniteti vlonjat humbi qytetarin e përkushtuar.
Largimi i parakohshëm i Landit, është një kujtesë, është mesazh për të gjithë shoqërinë, për të qenë bashkë në mbrojtjen e vlerave të jetës, për të garantuar të ardhmen e brezave, për t’i thënë ndal krimit.
U prehsh në paqe miku im”, përfundon Leli mesazhin e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fillon fushata e shtatë e vaksinimit nga ajri kundër Tërbimit
Mot i rrëmbyeshëm, shikoni parashikimet e “çmendura” për ditët në vazhdim »
Article Logic
Execution time: 0.010859966278076
array(1) { ["section"]=> string(97) "vrasja-e-drejtorit-te-oshee-ne-vlore-reagon-dritan-leli-jam-teper-i-tronditur-ishte-miku-im-79955" }