Vrasja e dyfishtë në Ballsh, familja e autorit dhe e viktimave në 'luftë' ligjore për fëmijët e mitur

Publikuar tek: aktualitet, më 13:11 20-01-2019 Vrasja e dyfishtë në Ballsh, familja e autorit dhe e viktimave në 'luftë' ligjore për fëmijët e mitur Gazmend Musta, Gentiana Caushaj, dy fëmijët dhe gjyshërit

Pasditen e 2 janarit, Ballshi u trondit nga një vrasje e dyfishtë, ku Gazmend Musta qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten Gentiana Çaushaj dhe motrën e gruas Merisa Çaushaj.

Disa ditë më parë vëllai i dy viktimave Gjyshmir Çaushaj depozitoi një kërkesë në gjykatë, për të marrë kujdestarinë e dy fëmijëve të mitur të Gentianës.

Por edhe prindërit e autorit, njëkohësisht gjyshërit e fëmijëve Bedri dhe Lumturi Musta kanë depozituar një kërkesë ligjore që të mbajnë kujdestarinë e fëmijëve, pasi pretendojnë se i plotësojnë të gjitha kriteret për këtë të drejtë.

“I plotësoj te kriteret ligjore për të përfituar kujdestarinë e fëmijëve. Kam besim tek gjykata se do te marr vendimin e duhur”, është shprehur gjyshi i fëmijëve.

Dy fëmijët aktualisht ndodhen në fshatin SOS për të marrë një trajtim më të specializuar, pasi kaluan një traumë për shak se Musta vrau bashkëshorten dhe kunatën në sy të tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrin bora, rrëshqitje dherash në rrugën Tiranë - Elbasan (DETAJE)
Targat e makinave, DPSHTRR merr dy VENDIME lehtësuese për shoferët »
Article Logic
Execution time: 0.013391017913818
array(1) { ["section"]=> string(105) "vrasja-e-dyfishte-ne-ballsh-familja-e-autorit-dhe-e-viktimave-ne-lufte-ligjore-per-femijet-e-mitur-149548" }