Ish-shefi i krimeve në Tiranë, Ervin Daliaj dhe miku i tij Juxhin Dautaj udhëtonin në momentin e atentatit me një mjet tepër luksoz dhe të testuar në Gjermani për shpejtësinë “rrufe” dhe forcën që i karakterizon këto makina.
Në këtë video të marrë në youtube shikohet se si “Audi” S8 është cilësuar si makina më e shpejtë dhe është pjesëmarrëse në garat e sportive.
Megjithatë, sipas të dhënave të deritanishme, automjeti që drejtohej nga Dautaj është bërë shoshë nga breshëria e plumbave në ecje dhe ende nuk ka një skemë të qartë të momentit të krimit. Mjeti i viktimave mësohet se ishte marrë me qira, pasi rezulton i regjistruar në emër të një personi që merret me shit-blerje automjetesh.