Një ditë pas vrasjes së dyfishtë të ish-shefit të krimeve Ervin Dalipaj dhe mikut të tij, Juxhin Dautaj në autostradën Tiranë-Durrës zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë.
Deri tani specialistët dyshojnë se kemi të bëjmë me autorë profesionistë dhe me pagesë. Ata kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës së viktimave në ecje në afërsi të vendit të quajtur "Mbikalimi i Sukthit" nga një distancë prej jo më shumë se 3-4 metra.
Viktimat kanë ndërruar jetë në vend, pasi mbi trupat e tyre është qëlluar 28 herë.
Gjithashtu, zbulohet se Ervin Dalipaj dhe Juxhina Dautaj banonin në Tiranë dhe jo në Durrës, ndërsa në makinën e tyre pas kontrollit nga policia është gjetur një armë zjarri me 8 fishekë.
Deri tani policia ka shoqëruar 15 persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, ndërsa janë sekuestruar të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë të subjekteve private ku ndodhi krimi në autostradë.