Vrasja e dyfishtë në Laç, gazetari Hoxha bën deklaratën e fortë: Nuk është për konflikt banal, autorët ishin aty për...

Publikuar tek: aktualitet, më 18:52 16-07-2020 Vrasja e dyfishtë në Laç, gazetari Hoxha bën deklaratën e fortë: Nuk është për konflikt banal, autorët ishin aty për...

Atentati në Laç ku mbeti i vrarë Bujar Lika dhe Paulin Gjergji nuk ka ndodhur për shkak të një konflikti banal, kështu shprehet gazetari Artan Hoxha.

Ai tha se vrasja ka qenë e porositur, dhe autorët kishin shkuar në restorantin buzë rrugës “për tjetër kënd”.

Hoxha tha se pas Eduart Lamajt të arrestuar si autor të vrasjes, fshihen disa porositës që ende nuk janë identifikuar.

“Nuk është një ngjarje që është bërë me konflikt banal, është ngjarje që është bërë me porosi, ata kanë shkuar atje për tjetërkënd. Porositësit janë të paidentifikuar, po hetohet ende dhe shpresoj t’i shkojë deri në fund,” u shpreh Hoxha në AbcNeës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097270011901855
array(1) { ["section"]=> string(120) "vrasja-e-dyfishte-ne-lac-gazetari-hoxha-ben-deklaraten-e-forte-nuk-eshte-per-konflikt-banal-autoret-ishin-aty-per-214033" }