Vrasja e dyfishtë në Laç, policia IDENTIFIKON 2 autorët (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:38 29-04-2019 Vrasja e dyfishtë në Laç, policia IDENTIFIKON 2 autorët (EMRAT) Viktimat: Mikel dhe Jani Jushi

Policia ka indentifikuar autorët e vrasjes së dy kushërinjve Jani dhe Mikel Jushi mbrëmjen e djeshme në Laç.

Burime nga policia bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë: Markel Gjonbushi, 25 vjeç dhe Vincens Pali (Bushi).

Këta të fundit janë shpallur në kërkim.

DINAMIKA E NGJARJES:

Sherri ka nisur në lokal, që thuhet se ishte në pronesi të dy kushërinjve. Debati mes palëve ka nisur brenda. Dëshmitarët janë shprehur për mediat se dy kushërinjtë ishin të ulur në të njëjtën tavolinë.

Dy palët më pas kanë dalë jashtë lokalit për t’u sqaruar, mirëpo sherri ka agravuar dhe pasi kanë vënë re që autorët kishin armë me vete, dy kushërinjtë janë larguar me vrap.

Në këto momente ata janë ndjekur nga autorët për rreth 100 metra, ku edhe aty janë qëlluar me armë zjarri. Ende nuk dihen shkaqet e këtij sherri, por paraprakisht dyshohen sherre të vjetra ose prishja e pazarit të drogës.

Ngjarja ndodhi në lahgjen nr.1 të qytetit të Laçit. Dy të rinjtë fillimisht mbetën të plagosur rëndë, ndërsa humbën jetën në spital pasi nuk arritën tu shpëtonin plagëve të marra.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.11571407318115
array(1) { ["section"]=> string(67) "vrasja-e-dyfishte-ne-lac-policia-identifikon-2-autoret-emrat-162230" }