Artan Hoxha, Gazetari investigativ ka zbuluar detaje të reja nga krimi i dyfishtë në Sukth, ku humbën jetën ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë’ në ‘News24’, Hoxha pohoi se tek i njëjti pronar ku viktimat kishin marrë makinën, qeveria shqiptare kishte marrë me qira një makinë të blinduar, me të cilën udhëtoi dhe ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel më 17 prill në vendin tonë.
“Personi që iu ka dhënë makinën viktimave është i njëjti që qeveria u mori dhe makinën e blinduar, me të cilën udhëtoi dhe ministri i Jashtëm gjerman gjatë vizitës së tij në Shqipëri”, u shpreh gazetari investigativ Artan Hoxha.