Rreth 20 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Vlorës që prej mbrëmjes së djeshme, ku një atentat me breshëri plumbash i mori jetën drejtorit të OSHEE Roland Saliu dhe drejtori i një televizioni lokal Erven Hyseni.
Ata janë marrë në pyetje nën cilësinë e dëshmitarëve për të mësuar nëse kanë dijeni mbi ngjarjen që tronditi opinionin publik.
Po ashtu, policia ka shoqëruar edhe kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Deri tani nuk dihet asgjë për atentatorët, apo motivin e krimit. Pak pas vrasjes policia ka gjetur një makinë të djegur në autostradë, e cila mendohet se u përket autorëve.