Vrasja e dyfishtë në Vlorë, zbardhen detaje të reja mbi krimin

Publikuar tek: aktualitet, më 09:14 26-05-2017 Vrasja e dyfishtë në Vlorë, zbardhen detaje të reja mbi krimin

Policia e Vlorës ka zbardhur më shumë detaje rreth vrasjes së dysfishtë në lagjen Flamurtari pasditen e së mërkurës.

Nga një breshëri plumbash mbetën të vrarë drejtori i OSHEE, Roland Saliu, si dhe miku i tij, Mirvjen Hyseni, i cili ishte pronar i një televizioni lokal në Vlorë.

Sipas të dhanave nga grupi hetimor, mësohet se Rolnad Saliu ka qenë duke konsumuar një kafe në një lokal me Mirvjen Hysenin. Bashkë me ta ka qenë i bashkuar edhe një person tjetër. Ky i fundit është ngritur në një moment për të parkuar automjetin, ndërsa autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash pikërish gjatë kësaj kohe.

Sipas policisë, gjithçka ka zgjatur vetëm 2 minuta, ndërsa hetimet po vijojnë në çdo pistë për shkak të detyrës së viktimave.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U hodh nga kati i pestë i pallatit në Tiranë, identifikohet vajza që i dha fund jetës
Trupa e sigurisë tërhoqi zvarrë gazetarët, reagon menjëherë policia e shtetit »
Article Logic
Execution time: 0.012466907501221
array(1) { ["section"]=> string(67) "vrasja-e-dyfishte-ne-vlore-zbardhen-detaje-te-reja-mbi-krimin-80007" }