Vrasja e dyfishtë në Vorë, arrestohet 42-vjeçari që i’u shiti makinën autorëve

Publikuar tek: aktualitet, më 18:59 27-07-2016 Vrasja e dyfishtë në Vorë, arrestohet 42-vjeçari që i’u shiti makinën autorëve

Policia ka arrestuar një 42-vjeçar lidhur me vrasjen e dyfishtë në lagjen “Partizani” ku mbetur të vdekur 2 persona.

Burime të policisë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Partizan Duraj, 42 vjeç, banues në fshatin Frakull, Fier, për veprën penale "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje".

Arrestimi i 42-vjeçarit është bërë pasi dyshohet të ketë siguruar mjetin me të cilin u krye vrasja e dyfishtë e datës 24.07.2016, ku gjetën vdekjen shtetasit Ilir Deromemaj dhe Dhimiter Cami ndërsa shtetasi Krenar Runaj mbeti i plagosur.

Policia bën me dije se nga kontrolli i territorit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 automjete plotësisht të djegura, të cilat dyshohen se janë përdorur nga autorët për realizimin e këtij akti krimimal:

1-  Mjeti foristradë tip "Jeep", me targë AA210FS, i cili rezulton i vjedhur para 2 muajve në Fier.

2-  Mjeti "Ford Focus", i cili nga verifikimet e kryera dyshohet se është poseduar nga shtetasi Partizan Duraj nga Fieri.

Nga hetimet e kryera, Policia ka konstatuar se mjeti i dytë i përdorur nga ky shtetas, dyshohet se i është shitur disa personave të paidentifikuar nga ky i fundit, duke fshehur kështu identitetin e autorëve.

Policia vazhdon hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, me qëllim vendosjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027330160140991
array(1) { ["section"]=> string(83) "vrasja-e-dyfishte-ne-vore-arrestohet-42-vjecari-qe-i-u-shiti-makinen-autoreve-47921" }