Vrasja e ekstremistit, Edi Rama ka një mesazh për fqinjët grekë

Publikuar tek: barometri, më 09:06 29-10-2018 Vrasja e ekstremistit, Edi Rama ka një mesazh për fqinjët grekë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës ku mbeti i vrarë nga policia ekstremisti grek Kostantinos Katsifa.

 

Rama ironizon reagimet e politikës greke duke thënë se nuk duhet të quajnë të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë policinë tonë, por të bashkohet me palën shqiptare në falenderimet për Zotin që nga ngjarja e rëndë nuk humbi asnjë jetë e pafajshme.

Reagimi i kryeministrit Rama:

Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02164101600647
array(1) { ["section"]=> string(69) "vrasja-e-ekstremistit-edi-rama-ka-nje-mesazh-per-fqinjet-greke-139439" }