Vrasja e ekstremistit grek, qeveria greke: Hetimet për Kacifas, test për negociatat

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 02-11-2018 Vrasja e ekstremistit grek, qeveria greke: Hetimet për Kacifas, test për negociatat

Zëvendësministri i Jashtëm grek, Jorgos Katrougalos deklaroi se hetimet për vrasjen e minoritarit grek në Gjirkostër janë test për negociatat mes dy vendeve.

Katrougalos u shpreh se është në kontakt me Tiranën zyrtare mbi ecurinë e hetimeve.

Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet diplomatike të vendit fqinj dhe prioritetet tona janë ato që thamë që në fillim: të hidhet dritë e plotë mbi çështjen. Të mbrohen të drejtat e vëllezërve tanë grekë që jetojnë atje. Për fat të keq, në vend që të na mbetet imazhi i gëzuar i dy vendeve që pajtohen dhe nderojnë të vdekurit, kishim këtë shije të hidhur nga vdekja e homogjenit tonë. Deri tani, kishim evoluar në progresin e negociatave diplomatike mes dy vendeve. Me të vërtetë është një test sesi do të avancojë kjo çështje me drejtësinë shqiptare. Unë nuk dua të paragjykoj, dua të shpresoj që do të kemi zhvillimin që të gjithë presim dhe shpresojmë

Kujtojmë që Shqipëria dhe Greqia janë në bisedime për çështjet e hapura që ende nuk kanë marrë një zgjidhje, nga kufiri detar, por edhe heqja e ligjit të luftës.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013022899627686
array(1) { ["section"]=> string(87) "vrasja-e-ekstremistit-grek-qeveria-greke-hetimet-per-kacifas-test-per-negociatat-139969" }