Vrasja e ekstremistit grek, reagon ministria e Jashtme shqiptare, ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Greqinë: Zhgënjim...

Publikuar tek: barometri, më 09:07 29-10-2018 Vrasja e ekstremistit grek, reagon ministria e Jashtme shqiptare, ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Greqinë: Zhgënjim...

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për vdekjen e 35-vjeçarit Kostantinos Kaçifas.

 

Ministria ka shprehur zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për "humbje jete të papranueshme".

Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, bashkë me keqardhjen për ngjarjen e ndodhur sot në Bularat, Gjirokastër, ku humbi jetën shtetasi Konstandinos Kacifa, shpreh po ashtu keqardhjen për politizimin e pajustifikueshëm të ngjarjes në shtetin fqinj.

Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare.

Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe nje rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për "humbje jete të papranueshme".

Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrime politike e diplomatike të këtij rasti sa të qartë dhe të paprecedentë, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13387298583984
array(1) { ["section"]=> string(108) "vrasja-e-ekstremistit-grek-reagon-ministria-e-jashtme-shqiptare-dhembe-per-dhembe-me-greqine-zhgenjim-139440" }