Vrasja e ekstremistit, reagon ministria e Jashtme greke: E papranueshme humbja e një jete

Publikuar tek: barometri, më 09:08 29-10-2018 Vrasja e ekstremistit, reagon ministria e Jashtme greke: E papranueshme humbja e një jete

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vrasjes së 35-vjeçarit minoritar grek Kostandinos Kaçifa në fshatin Bularat të Dropullit.

 

Ministria e Jashtme greke kërkon hetim të plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rethanave.

Kaçifa, ekstremist grek i Agimit të Artë hapi zjarr ndaj uniformave blu sot gjatë festës së përvitshme ku përkujtohet lufta italo-greke. Gjatë një operacioni për kapjen e tij, ai nuk pranoi të dorëzohet ndërsa u ekzekutua nga RENEA.

“Presim nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe më pas të merren masat e duhura menjëherë. E papranueshme humbja e jetës së një personi në çdo rrethanë. Shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e shtetasit grek ngushëllimet familjes së viktimës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Ministrisë së Jashtme që drejtohet aktualisht nga kryeministri grek Aleksis Tsipras.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012245178222656
array(1) { ["section"]=> string(94) "vrasja-e-ekstremistit-reagon-ministria-e-jashtme-greke-e-papranueshme-humbja-e-nje-jete-139441" }