Flet i penduari në Elbasan: Erion Alibej quhet ndryshe Agim Shurbi, do paguante 100 mijë euro për dy vrasjet e bujshme në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 17:26 01-10-2020 Flet i penduari në Elbasan: Erion Alibej quhet ndryshe Agim Shurbi, do paguante 100 mijë euro për dy vrasjet e bujshme në Elbasan Fotomontazh/ Erion Alibej

Është zbardhur dëshmia e Euglen Halilit, të penduarit të drejtësisë për ngjarjet e ndodhura në Elbasan (Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt).

Halili ka thënë se Erion Alibej ishte njeriu që do paguante plot 100 mijë euro për këto dy vrasje, teksa tha se ai ndryshe quhet Agim Shurbi, raporton gazetari Agim Shurbi.

Megjithatë, Alibej përdorte dhe emrat Arben Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Ai dyshohet se është edhe porositësi i vrasjes së së Bujar Çelës tek rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Më herët Euglen Halili ka thënë se Alibej pagoi atë dhe dhe Xhuljano Hoxhën që të ekzekutonin Regis Runaj.

Erion Alibej është i pandehur për goditjen me 3 plumba të Xhon Rustës, incident që ndodhi pas një sherri, pasi Rusta e parakaloi me Audi A8.

Alibej prej majit 2020 është i pandehur për kanosje me armë dhe armëmbajtje pa leje, por Gjykata e Elbasanit e nxorri nga qelia dhe e la në arrest shtëpie.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01167893409729
array(1) { ["section"]=> string(133) "vrasja-e-emiljano-ramazanit-dhe-regis-runajt-ne-elbasan-zbardhet-deshmia-e-te-penduarit-erion-alibej-do-paguante-100-mije-euro-222359" }