Vrasja e Ferracaku, flet Artan Hoxha: Ka dëshmitarë që i kanë njohur autorët

Publikuar tek: barometri, më 08:20 06-09-2018 Vrasja e Ferracaku, flet Artan Hoxha: Ka dëshmitarë që i kanë njohur autorët Arjan Ferracaku

 I ftuar në emisionin Repolitix, gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur dhe për vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku në breg të liqenit të Shkodrës disa ditë më parë.

Sipas Hoxhës, ka dëshmitarë që i kanë njohur autorët, madje u dinë dhe emrat por hezitojnë të flasin pasi kanë frikë për jetën e tyre.


Mësohet se në ekzekutimin e Arjan Ferracakut kanë marrë pjesë tre persona të gjatë, të cilët sapo e kanë pikasur viktimën e kanë qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa njëri prej tyre është afruar dhe e ka qëlluar me pistoletë.

“Në momentin kur Arjan Ferracaku dhe dy personat që e shoqëronin ndodheshin në kalë, papritmas vjen breshëria e një kallashnikovi. Plumbi e ka zënë në kofshë dhe më pas ka zënë kalin që ka rënë në tokë. Më pas autorët janë afruar dhe e kanë goditur me breshëri armësh. Kanë qenë tre persona, autorët. Qitësi ka lëvizur nga pozicioni dhe ka qëlluar kur ka qenë më afër viktimës. Viktima është qëlluar në distancë të afërt me pistoletë në kokë dhe në gjoks. Ai është goditur shumë në kokë, ka shumë predha në kokë”, ka thënë Hoxha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.068303108215332
array(1) { ["section"]=> string(81) "vrasja-e-ferracaku-flet-artan-hoxha-ka-deshmitare-qe-i-kane-njohur-autoret-133329" }