Vrasja e Floyd, në Uashington përgatiten për një nga protestat më të mëdha ndonjëherë

Publikuar tek: bota, më 22:20 06-06-2020 Vrasja e Floyd, në Uashington përgatiten për një nga protestat më të mëdha ndonjëherë Nga protestat ne Uashington

Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur për të protestuar kundër racizmit dhe dhunës së policisë në Uashington mes zemërimit në rritje, të shkaktuar nga vdekja e George Floyd.

BBC raporton se që nga vrasja e Floyd ka pasur protesta në të gjithë SHBA-të, por shefi i policisë së Uashingtonit beson se e shtuna "mund të jetë një nga më të mëdhatë që kemi pasur ndonjëherë në qytet.”

Protestuesve u është kërkuar të mblidhen në monumente të tilla si Memoriali i Lincoln dhe Capitol, dhe më pas do të marshojnë drejt Shtëpisë së Bardhë. "Ne kemi shumë informacion publik, nga burime të verifikuara për të sugjeruar se protesta këtë të shtunë mund të jetë një nga më të mëdhatë që kemi pasur ndonjëherë në qytet", u tha gazetarëve shefi i Departamentit të Policisë Metropolitane Peter Newsham.

Ai nuk dha një vlerësim të turmës, por Sekretari i Ushtrisë Ryan McCarthy tha që zyrtarët lokalë kanë projektuar një numër midis 100,000 dhe 200,000 protestuesish, raportoi Associated Press. Dje, kryebashkiaku i Uashingtonit Muriel Bowser, kërkoi tërheqjen e të gjithë oficerëve të zbatimit të ligjit federal dhe trupave të Gardës Kombëtare nga rrugët e qytetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098869800567627
array(1) { ["section"]=> string(91) "vrasja-e-floyd-ne-uashington-pergatiten-per-nje-nga-protestat-me-te-medha-ndonjehere-209331" }