Vrasja e gazetares, arrestohen 2 të rinjtë që qëlluan me armë

Publikuar tek: bota, më 12:47 20-04-2019 Vrasja e gazetares, arrestohen 2 të rinjtë që qëlluan me armë

Autoritetet në Irlandën e Veriut kanë arrestuar dy të rinjtë të dyshuar si autorët e të shtenave me armë ku mbeti e vrarë gazetarja irlandeze Lyra McKee.

Dy të rinjtë, që dyshohen për kryerjen e akteve terroriste, janë dërguar në Belfast, ku po merren në pyetje. Momenti i vrasjes së gazetares ishte filmuar nga kamerat e sigurisë dhe një celular, prej nga u identifikuan dhe personat që hapën zjarr.

Ngjarja po hetohet si sulm terrorist, pasi dyshohet se personat që hapën zjarr ndaj oficerëve të policisë dhe hodhën shishe molotov, janë pjesë e organizatës IRA e RE.
Gazetarja 29-vjeçare Lyra McKee po ndiqte nga afër një operacion policor në lagjen Creggan. Në zonë po kryheshin kontrolle për armë zjarri, që mund të përdoreshin gjatë fundjavës së Pashkës, kur republikanët disidentë përkujtojnë revoltën e vitit 1916.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02580189704895
array(1) { ["section"]=> string(67) "vrasja-e-gazetares-arrestohen-2-te-rinjte-qe-qelluan-me-arme-161165" }