Vrasja e gazetares së ‘Panama Papers’ në Maltë, arrestohet në jaht biznesmeni i njohur

Publikuar tek: bota, më 09:47 20-11-2019 Vrasja e gazetares së ‘Panama Papers’ në Maltë, arrestohet në jaht biznesmeni i njohur Gazetarja investigative, Daphne Caruana Galizia biznesmeni i arrestuar, Yorgen Fenech.

Vrasja e gazetares investigative, Daphne Caruana Galizia, në Maltë dyshohet të jetë porositur nga biznesmeni i njohur Yorgen Fenech.

Fenech u arrestua në jahtin e tij luksoz, pak pasi kishte lënë portin.

Ndalimi i tij vjen vetëm një ditë pasi presidenti i Maltës, Joseph Muscat nënshkroi një letër ku garantonte falje presidenciale për personin e arrestuar si ndërmjetës, i cili pretendon se e di kush e ka porositur vrasjen e gazetares investigative.

Gazetarja mbeti e vdekur nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën e saj, para dy vitesh. Madje, sipas mediave malteze  bomba dyshohet të ketë ardhur nga nëntoka kriminale shqiptare.

Vrasja dyshohet se ndodhi pas një sërë artikujsh anti korrupsion që gazetarja shkruante në blogun e saj, ku implikoheshin zyrtarë të lartë maltezë në skandalin e "Panama Papers".

a2-1.png

a-2.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027743816375732
array(1) { ["section"]=> string(90) "vrasja-e-gazetares-se-panama-papers-ne-malte-arrestohet-ne-jaht-biznesmeni-i-njohur-186522" }