Vrasja e GAZETARIT Jamal Khashoggi, Arabia dënon me VDEKJE 5 persona

Publikuar tek: bota, më 10:52 23-12-2019 Vrasja e GAZETARIT Jamal Khashoggi, Arabia dënon me VDEKJE 5 persona

Një gjykatë saudite shpalli 11 persona fajtorë për vrasjen e kritikut të qeverisë Jamal Khashoggi në konsullatën e mbretërisë në Stamboll vitin e kaluar.

Pesë persona do të ekzekutohen dhe tre të tjerët do të burgosen për 24 vjet, sipas deklaratës së prokurorit publik në Riad të hënën.

Vrasja e Khashoggit, gazetar i Washington Post, shkaktoi krizën më të madhe diplomatike të Arabisë Saudite që nga sulmet e 11 shtatorit, pasi udhëheqësit botërorë dhe drejtuesit e biznesit kërkuan të distancohen nga Rijadi.

CIA arriti në përfundimin se princi i kurorës së vendit, Mohamed bin Salman, urdhëroi vrasjen e Khashoggit, sipas një raporti nga Washington Post. Princi i kurorës mohon përfshirjen, por tha për TV amerikan muajin e kaluar se ai mori "përgjegjësinë e plotë si një udhëheqës në Arabinë Saudite".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010961055755615
array(1) { ["section"]=> string(58) "vrasja-e-gazetarit-arabia-denon-me-vdekje-5-persona-190145" }