Vrasja e gjykatëses, Berisha: Krimineli shkrehu këmbëzën, por vrasjen e bëri indiferenca e organeve të shtetit

Publikuar tek: politike, më 18:38 31-08-2017 Vrasja e gjykatëses, Berisha: Krimineli shkrehu këmbëzën, por vrasjen e bëri indiferenca e organeve të shtetit

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që tronditi sot Tiranën, ku mbeti e vrarë nga ish bashkshorti i saj gjykatësja Fildes Hafizi.

Berisha bën përgjegjës indiferencën e organeve të shtetit dhe gjykatën që e la të lirë ish bashkëshortin e saj, pas tentativës së parë për ta vrarë në vitin 2015.

Reagimi i Berishës:

Ekzekutimi i gjykateses Fildes Hafizi, nje krim i shemtuar, nje vrasje e paralajmeruar!

Te dashur miq, sot nje grua, nene, gjykatese Fildes Hafizi u vra ne mes te dites dhe ne mes te rruges nga ish bashkeshorti i saj, i cili dy vjet me pare i kishte vendosur asaj revolen ne balle ne mes te plazhit te Golemit dhe ishte liruar ne menyren me te papergjegjshme nga organet e drejtesise, me gjthe tentativen per ejzekutim publik, arme mbajtje pa leje.

Duke denuar me forcen me te madhe kete krim te shemtuar dhe shprehur ngushellimet me te sinqerta femijeve dhe familjareve te te ndjeres, denoj gjithashtu indiferencen kriminale te organeve te shtetit, te cilat me qendrimin e tyre te papergjegjshem nuk bene asgje per parandalimin perkundrazi lehtesuan vepren mizore, vrasjen e saj te paralajmeruar!

Krimineli shkrehu kembezen e dores se tij te zeze, por vrasjen e bene ata qe qendruan ne anen e vrasesit dhe nuk i dhane gjykteses mbrojtjen qe meriton! sb

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vrasja makabre e gjyqtares, Meta: Mizore, u bëj thirrje strukturave të shtetit
“Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar”: Fildeze Hafizin e vrau shteti! »
Article Logic
Execution time: 0.010201930999756
array(1) { ["section"]=> string(113) "vrasja-e-gjykateses-berisha-krimineli-shkrehu-kembezen-por-vrasjen-e-beri-indiferenca-e-organeve-te-shtetit-90775" }