Vrasja e gjyqtares, ja çfarë bën Veliaj për 2 fëmijët jetimë

Publikuar tek: aktualitet, më 12:20 05-09-2017 Vrasja e gjyqtares, ja çfarë bën Veliaj për 2 fëmijët jetimë

Pas vrasjes së gjyqtares Fildeze Hafizi nga bashëshorti i saj, 2 fëmijë mbetën jetimë.

Ngjarja solli reagime të forta në rradhët e opinionit publik e mesa duket edhe të institucioneve.

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar dy fëmijët e gjyqtares të mbetur jetimë të cilët jetojnë së bashku me gjyshërit e tyre në një banesë të vjetër me qira. Mësohet se përfaqësues të Bashkisë së Tiranës kanë vizituar familjen e së ndjerës Fildez Hafizi, ku janë njohur me kushtet e vështira ekonomike.

Bashkia e Tiranës, përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, është angazhuar që të plotësojë dokumentacionin për heqjen e kujdestarisë së babait që është në burg dhe dhënien e kujdestarisë me vendim gjykate tezes së fëmijëve. Nga dhënia e kujdestarisë do të përfitojë secili prej dy fëmijëve nga 9 000 lekë në muaj.

Gjithashtu, ata do të zhvendosen edhe në një tjetër shtëpi me qira, e cila do të paguhet tërësisht nga ana e Bashkisë së Tiranës, ndërkohë në bashkëpunim edhe me donatorët, do të bëhet edhe mobilimi i shtëpisë së re ku do të jetojnë fëmijët, pasi të gjitha pajisjet aktuale ishin tejet të amortizuara.

Ndërsa në bashkëpunim me një donator privat, fëmijëve u është siguruar transporti falas për në shkollë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.36281704902649
array(1) { ["section"]=> string(65) "vrasja-e-gjyqtares-ja-cfare-ben-veliaj-per-2-femijet-jetime-91222" }