Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dy dënime të përjetshme dhe 150 vite burg për 11 të pandehurit e dosjes “Lazarati 2” të njohur si “grupi i zjarrit”, pjesë e grupit kriminal, në akuzë për ngjarjet e qershorit të 2015-ës, ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Shtetit, Ibrahim Basha.
Gjykata vendosi këto dënime
Bajram Bocia - Burgim i përjetshëm
Arbjon Aliko - Burgim i përjetshëm
Elvis Bocia - 35 vite burg
Alban Aliko - 20 vite burg
Klodian Selimi - 13 vite burg
Xhulio Malo - 10 vite burg
Elson Kazma - 18 vite burg
Dervish Gaba - 15 vite burg
Ruhan Hiraj - 15 vite burg
Iljaz Xhaferaj - 15 vite burg
Oltion Proko - 9 vite burg
Vendimi u prit me tensione të forta mes organit të akuzës dhe familjarëve, këta të fundit u nxorrën jashtë ambienteve nga forcat e sigurisë.