Vrasja e Indrit Çelajt, nis masa e sigurisë për 4 të arrestuarit (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:24 25-08-2019 Vrasja e Indrit Çelajt, nis masa e sigurisë për 4 të arrestuarit (EMRAT) Viktima Indrit Çelaj

Pas caktimit të dënimit ‘’arrest me burg’’ për Lorenc Veliaj, kolegun e Indrit Çelajt të vrarë nga vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusit, nisi sot dhe masa e sigurisë dhe për 4 të arrestuarit e tjerë.

Bujar Kusi (babai i autorëve të krimit), Ali Sula, Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka do të gjykohen për akuzën e moskallëzimit të krimit dhe pengim të hetimeve. Për këta të katërt, Prokuroria e Tiranës kërkon që Gjykata të caktojë masën ‘’arrest me burg’’.

Punëtori i kondicionerëve Indrit Çelaj u vra pas një debati me vëllezërit Kusi disa ditë më parë në vilën e këtyre të fundit në rrugën ‘’Muhamet Gjollesha’’. Policia ka nisur kërkimet për ndalimin e tyre. Griseldo dhe Albano Lika rezultuan persona me precedentë të shumtë penalë, si: trafik droge, grabitje dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023007154464722
array(1) { ["section"]=> string(76) "vrasja-e-indrit-celajt-nis-masa-e-sigurise-per-4-te-arrestuarit-emrat-176264" }