Ish-drejtori i Policisë, Artan Cuku u vra tragjikisht mbrëmjen e së shtunës në afërsi të ashensorit të pallatit te tij.
Gjatë mbrëmjes së shtunë dhe ditës së djeshme në polici kanë dëshmuar rreth 20 persona, që nga familjarët, fqinjët, shitësit e bukës etj.
Vëllezërit e tij kanë dëshmuar në polici se nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë koflikti që Artan Cuku mund të ketë patur më parë duke hedhur dyshime për vrasje për shkak të detyrës, shkruan "GSH".
Po ashtu mësohet se vëllezërit kanë mohuar të kenë patur ndonjë problem me familjarët e Agim Dakës, i cili vite më parë vrau veten me armën e Cukut kur ishte në krye të detyrës.