Vrasja e ish-komisar Artan Cuku, policia bën një zbulim të rëndësishëm

Publikuar tek: aktualitet, më 08:23 12-05-2017 Vrasja e ish-komisar Artan Cuku, policia bën një zbulim të rëndësishëm

Policia ka mundur të grumbullojë disa prova shumë të vlefshme biologjike të cilat, që i kanë mundësuar edhe zbulimin e profilit gjenetik të AND-së së autorit të vrasjes së komisarit, Artan Cuku më 8 prill në Tiranë.

Profili gjenetik i zbuluar nga provat biologjike të gjetura në vendin e krimit, do të përdoret në hetime duke e krahasuar me profilet gjenetike të personave që po hetohen në 3 pistat kryesore ku është orientuar policia: vrasje për hakmarrje, për shkak të biznesit dhe për shkak të detyrës si drejtor policie në Vlorë.

Në vendngjarje policia ka grumbulluar edhe një numër të konsiderueshëm shenja gishtash, por këto nuk e kanë ndihmuar hetimin, pasi në hollin e pallatit ku ndodhi ngjarja, para policisë kishin qenë edhe të tjerë njerëz, të cilët kanë prekur dyert e ashensorit apo të derës së jashtme, shkruan ballkanweb.

Paralelisht me provat e grumbulluara në vendngjarje policia po punon edhe me pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë. Këto pamje përveçse janë bërë publike në media po iu tregohen edhe të gjithë agjentëve kriminalistë të policisë dhe personave të cilët vuajnë dënimin me qëllim identifikimin e personit të shfaqur në video.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një helikopter me urgjencë nga Tirana në Tepelenë, dy efektivë policie ngecin në humnerë
Sekuestrohen 90 kg drogë në Shkodër, dy poseduesit në pranga (FOTO KU ISHTE FSHEHUR) »
Article Logic
Execution time: 0.009796142578125
array(1) { ["section"]=> string(75) "vrasja-e-ish-komisar-artan-cuku-policia-ben-nje-zbulim-te-rendesishem-78363" }