Vrasja politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, ka shkaktuar tensione të mëdha në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin.
Tensionet dhe gjuha e urrejtjes është rritur edhe në një qytet të Serbisë.
Në qytetin Cërvenkë janë parë grafitet anti-shqiptare të shënuara në një ndërtesë private, në pronësi të një qytetari me kombësi shqiptare.
Në këto vizatime kishte përmbajtje kërcënuese, ku shkruhet “Për gjakun e Oliver Ivanoviç, Janar 2018”. Teksa në një tjetër grafit po në këtë qytet shkruhej: “Vdekje për Shqiptarët”.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia serbe e lajmeve Tanjug e cila shprehet se familja shqiptare është frikësuar nga mesazhet kërcënuese.