Vrasja e Komisar Lamajt, shpallet i pafajshëm Arben Frroku

Publikuar tek: slide-lart, më 14:15 03-04-2015 Vrasja e Komisar Lamajt,  shpallet i pafajshëm Arben Frroku

Arben Frroku është larguar nga ambientet e burgut 302 në kryeqytet pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ta shpallur të pafajshëm nga akuza që rëndonte mbi të për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.


Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur të pafajshëm Arben Frrokun, i akuzar nga Prokuroria për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Trupi gjykues i ka konsideruar të pavërteta deklaratat e dëshmitarit të mbrojtur. Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Arben Frrokun, por që nuk është pranuar nga Gjykata.

Dritan Lamaj është vrarë në 24 shkurt të 2013 në makinën e tij, e për këtë ngjarje u akuzua Arben Frroku, vëllai i deputetit të arrestuar një ditë më parë Mark Frroku.

Arben Frroku ka mohuar përfshirjen e tij në këtë vrasje, ndërsa ka deklaruar më herët se gjatë kohës që ka ndodhur ngjarja ai ishte duke udhëtuar drejt Greqisë, vend ku është arrestuar.

Avokati i Arben Frrokut pas përfundimit të seancës e ka konsideruar pozitiv vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për klientin e tij, ndërsa ka shtuar se familja Frroku është duke vuajtur shumë këto ditë. Ai tha se do ta orientojë Frrokun të kërkojë dëmshpërblim për burgosjen për më shumë se një vit.

Disa javë më parë është kryer një eksperiment nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria për të konfirmuar nëse Frroku kishte mjaftueshëm kohë për të udhëtuar nga vendi i ngjarjes drejt pikës kufitare të Kapshticës. Nga eksperimenti rezultoi se 2 orë e 46 minuta i janë dashur Arben Frrokut për të përshkruar distancën nga vendi ku u vra komisar Dritan Lamaj drejt kufirit me Greqinë dhe sipas Prokurorisë koha ka qenë e mjaftueshme për të kryer vrasjen dhe për tu larguar më pas drejt Kapshticës.

Ditët e fundit janë publikuar disa dokumenta që vërtetojnë se kryekomisar Dritan Lamaj kishte kërkuar në vitin 2012 informacione në lidhje me të kaluarën e Arben dhe Mark Frrokut, nëse këta dy persona ishin të dënuar më parë në shtetet europiane.  

Lexo edhe:

Juristët: Ç’ndodh po të dorëhiqet Marku nga deputet, për t’ia lënë vendin Arben Frrokut, precedentët

Gjykata e Lartë, arrest me burg për Mark Frrokun. Deputeti: Jam i pastër para Zotit


Grupi Çiftelia

Në seancën e 34 gjyqësore, në gjykatë kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe dy ish drejtues policie, Agron Kuliçaj dhe Tonin Vocaj. Këta të fundit, janë shfaqur në një tryezë duke drekuar me Arben Frrokun. Madje, fotoja që bëri xhiron e gjithë mediave në vend, u konsiderua si “grupi çiftelia”.

Dy drejtuesit e policisë pranuan faktin se e njihnin Arben Frrokun, por tregojnë se foto që është bërë në atë lokal ka qenë rastësor. Ata kanë i kanë treguar gjykatës edhe për foton e bërë në një lokal Dajt, ku drejtuesit e policisë po drekonin me të pandehurin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.1348888874054
array(1) { ["section"]=> string(62) "vrasja-e-komisar-lamajt-shpallet-i-pafajshem-arben-frroku-7741" }