Arben Frroku ka kërkuar pafajësi në gjykatë, pas replikës që ka patur me një nga prokurorët e çështjes. Frroku, i cili po gjykohet për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, ka shprehur pakënaqësinë ndaj prokurorit duke thënë se prokurori kishte inate me të.
Arben Frroku ka kërkuar në Gjykatë pafajësinë duke këmbëngulur që nuk është ai vrasësi i Lamajt . Avokatët e Frrokut kanë pasur si qëllim që të vërtetonin se i pandehuri nuk ndodhej në vendin e ngjarjes natën që u vra Kryekomisari Dritan Lamaj, por ndodhej në Elbasan.
Vendimi për vëllain e deputetit të PD-së, Mark Frrokut do të jepet ditën e premte. Për akuzën ndaj Frrokut Prokuroria kërkon dënim me burgim përjetë për të pandehurin. Kryekomisari u vra më 24 shkurt të vitit 2013, pak metra larg shtëpisë së tij.