28 vjeçari Marjo Majollari u ekzekutua para 2 ditësh në Kinostudio nga Kastriot Gjuzi, 40 vjeç.
Ky i fundit mësohet se vrau Majollarin për të marrë hakun e vëllait, Ilir Gjzuit që u vra në vitin 2000 nga babai i viktimës, Avni Majollari. Policia e zbardhi ngjarjen brenda 24 orëve.
Por detaje të reja kanë dalë në dritë. Bëhet me dije se i riu është qëlluar me armë nga një person. Pasi e ka qëlluar autori është larguar në këmbë përmes rrugicave të Tiranës. Bëhet me dije se ai është nisur drejt Tufinës. Policia ka marrë në pyetje edhe familjarët e Gjuzit, që bëjnë me dije se natën e vrasjes Gjuzi nuk është kthyer në banesë.