Vrasja e mësuesit në Francë, Prokuroria: U fut në grackë nga nxënësit

Publikuar tek: bota, më 22:14 21-10-2020 Vrasja e mësuesit në Francë, Prokuroria: U fut në grackë nga nxënësit

Abdullakh Anzorov, autori i vrasjes makabër të mësuesit të historisë dhe gjeografisë në Francë pagoi studentët për të identifikuar viktimën.  

Kjo për prapaskena e zbuluar nga Prokurori Publik anti-terrorizëm, Jean-François Ricard në një konferencë për shtyp të dhënë gjatë mbrëmjes së djeshme.

18-vjeçari Çeçen mësohet t’i ketë dhënë 300 deri në 350 një studenti, pasi nuk e dinte se kush ishte, Samuel Paty. Ky i fundit ishte subjekt i një fushate urrejtje në internet pasi u tregoi nxënësve karikaturat e Profetit Muhamed gjatë një ore mësimore.

"Ky identifikim ishte i mundur vetëm me ndihmën e studentëve nga shkolla. Ata e identifikuan atë në këmbim të pagesës," tha Ricard në një konferencë për shtyp. 

Anzorov u tha adoleshentëve se po planifikonte të poshtëronte dhe të godiste mësuesin dhe ta detyronte të kërkonte falje për shfaqejn e karikaturave. 18-vjeçari e ndoqi për disa metra mësuesin e histori-gjeografisë, përpara se ta godiste për vdekje me një thikë. Policia e qëlloi për vdekje Anzorov, pasi nuk iu përgjigj thirrjeve të tyre për dorëzim. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Macron bën premtimin te mësuesi: Ne do vazhdojmë me vizatimet dhe karikatura, profesor!
Dueli Trump-Biden, VOA: Ja si shqiptarët mund të ndikojnë në rezultatin e disa shteteve »
Article Logic
Execution time: 0.011576175689697
array(1) { ["section"]=> string(74) "vrasja-e-mesuesit-ne-france-prokuroria-u-fut-ne-gracke-nga-nxenesit-224654" }