Vrasja e minoritarit grek, Berisha: Dënoj reagimet e Athinës dhe Tiranës

Publikuar tek: barometri, më 09:01 30-10-2018 Vrasja e minoritarit grek, Berisha: Dënoj reagimet e Athinës dhe Tiranës

Ish kryeministri Sali Berisha reagon për ngjarjen e djeshme në Bularat ku forcat RENEA lanë të vdekur minoritarin grek Kostandinos Kacifa.

 

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se pavarësisht aktit të dënueshëm që vuri në rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës.

Berisha më tej shprehet se dënon reagimet Athinës por edhe të Tiranës. “Duke dënuar disa reagime zyrtare të Athinës por edhe  të Tiranës, që duan të përdorin rastin për qëllime politike”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë:

Deklarate per ngjarjen ne Bularat!

Te dashur miq, dje nje banor i Bularatit, anetar ne forcat e armatosura te Greqise ka hapur zjarr per motive ekstremiste edhe ndaj policise. Natyrisht ne çdo rast qe hapet zjarr drejt policise kesaj te fundit i lind e drejta ligjore te neutralizoj burimin e zjarrit.

Kur them te neutralizoje nenkuptoj me kete dorezimin e kriminelit qe hap zjarr, plagosjen e tij dhe se fundi edhe asgjesimin e tij kur dy te parat jane ta pamundura.

Pavaresisht aktit te denueshem qe vuri ne rrezik forcat e rendit, i shpreh ngushellime njerezore familjes se viktimes. Duke denuar disa reagime zyrtare te Athines por edhe te Tiranes, qe duan te perdorin rastin per qellime politike. Monsideroj te nevojshme nje hetim te plote dhe transparent te kesaj ngjarje.

Me kete rast bej thirrje per nderprejen e histerise primitive antishqiptare ne Athine dhe asaj antigreke ne Tirane, qe nuk i sherbejne as te vertetes dhe as bashkepunimit mes popujve dhe vendeve tona! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028072118759155
array(1) { ["section"]=> string(77) "vrasja-e-minoritarit-grek-berisha-denoj-reagimet-e-athines-dhe-tiranes-139567" }