Vrasja e minoritarit nga RENEA, profesor Krisafi: Qeveria e greke u tregua e matur

Publikuar tek: aktualitet, më 22:38 31-10-2018 Vrasja e minoritarit nga RENEA, profesor Krisafi: Qeveria e greke u tregua e matur

Profesori i njohur Ksenofon Krisafi është shprehur se qëndrimi i qeverisë greke është për t'u përshëndetur pas vrasjes së Kostandin Kacifas nga forcat speciale RENEA.

“Mua më ka bërë përshtypje qëndrimi i qeverisë greke, një qëndrim i matur dhe i moderuar. Qeveria greke është në krye të një koalicioni politik nga parti të ndryshme, është në prag të fushatës elektorale. Meriton që është një qëndrim që duhet shënuar.”

Gjithashtu Krisafi, i cili është dhe pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit me Greqinë tha në studion e emisionit “Arena” se nuk është normale që hetuesit e huaj të vijnë në vendin tonë për të hetuar.

“Nuk është normale. Ata mund të vijnë si ekspertë nëse ftohen nga ana jonë. Duhet që pala jonë t'i ftojë kur ajo mendon se duhet një ekspertizë e posaçme”, u shpreh profesor Ksenofon Krisafi.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088601112365723
array(1) { ["section"]=> string(87) "vrasja-e-minoritarit-nga-renea-profesor-krisafi-qeveria-e-greke-u-tregua-e-matur-139793" }