Vrasja e Oliver Ivanoviç, Policia e Kosovës zbarkon në Mitrovicë, arrestohen 2 persona

Publikuar tek: rajon, më 06:49 16-10-2019 Vrasja e Oliver Ivanoviç, Policia e Kosovës zbarkon në Mitrovicë, arrestohen 2 persona

Këto pamje vijnë nga veriu i Kosovës. Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas mediave në Kosovës, qëllimi është arrestimi i disa personave të cilët janë të përfshirë me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani i tha gazetës se personi i arrestuar është me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036418914794922
array(1) { ["section"]=> string(91) "vrasja-e-oliver-ivanovic-policia-e-kosoves-zbarkon-ne-mitrovice-arrestohen-2-persona-182235" }