Vrasja e Oliver Ivanoviçit, prokuroria me dëshmitarë dhe prova të reja

Publikuar tek: rajon, më 22:04 18-05-2019 Vrasja e Oliver Ivanoviçit, prokuroria me dëshmitarë dhe prova të reja Ish zyrtari serb ne Kosove, Oliver Ivanoviç, i vrare ne janar te 2018-tes

Ngjarja e 16 janarit të vitit të 2018, ku u qëllua për vdekje para zyrave të partisë serbe SDP në Mitrovicën e Veriut ish kryetari i kësaj partie, Oliver Ivanoviç, ende nuk është zbardhur nga organet e drejtësisë në Kosovë.

Rasti ‘Ivanoviç’ përplasi organet e drejtësisë të Kosovës dhe atyre të Serbisë, me akuza dhe kundër-akuza përsa i përket bashkëpunimit për zbardhjen e kësaj vrasjese.

Kur Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për arrestimin e tre personave që dyshohen se kishin lidhje me vrasjen e Ivanoviçit, pati shpresa për bashkëpunim edhe me prokurorinë serbe.

Të dyshuarit u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa i dyshuari tjetër Milan Radojiçiç nuk u arrit të arrestohej dot.

Edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj nga aksioni i arrestimit të dyshuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviçit, Prokuroria Speciale nuk ka ngritur ende ndonjë aktakuzë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073678493499756
array(1) { ["section"]=> string(76) "vrasja-e-oliver-ivanovicit-prokuroria-me-deshmitare-dhe-prova-te-reja-164818" }