Vrasja e politikanit serb në Kosovë/ Meta dhe Rama: Nxit urrejtje, mos ndikojë marrëdhëniet midis dy vendeve

Publikuar tek: aktualitet, më 13:31 16-01-2018 Vrasja e politikanit serb në Kosovë/ Meta dhe Rama: Nxit urrejtje, mos ndikojë marrëdhëniet midis dy vendeve

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë reaguar menjëherë pas lajmit të vrasjes së liderit të serbëve në veri të Kosovës. 

Kryeministri Rama e quajti këtë akt të bërë me qëllim të keq për të nxitur urrejtje dhe tension. “Keqardhje e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic, akt me qëllim të keq që nxit urrejtje e tension. Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”

Sakaq, presidenti Meta ka shprehur keqardhjen për ngjarjen dhe besimin se autoritetet përkatëse dhe do të venë vënë përpara drejtësisë autorët.

Meta bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi dhe që ky akt kriminal të mos ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, proces i cili është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të dy vendeve dhe për stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vettingu, hidhet shorti dhe nis rivlerësimi për 36 gjyqtarë dhe prokurorë
Fitorja e parë e Arta Markut, Gjykata Administrative rrëzon Rovena Gashin, ky është gjyqtari që mori vendimin »
Article Logic
Execution time: 0.010109901428223
array(1) { ["section"]=> string(112) "vrasja-e-politikanit-serb-ne-kosove-meta-dhe-rama-nxit-urrejtje-mos-ndikoje-marredheniet-midis-dy-vendeve-106755" }