Vrasja e politikanit serb, Tomor Alizoti: Mund të ketë përfshirje ruse

Publikuar tek: politike, më 23:37 16-01-2018 Vrasja e politikanit serb, Tomor Alizoti: Mund të ketë përfshirje ruse

Analisti dhe anëtari i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti hedh dyshime se Rusia mund të jetë e përfshirë në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.

Alizoti shprehet se Rusia ka tezën “destabilizo dhe faktorizo”, për t’u kthyer më pas në faktor në shtete si Kosova, Maqedonia madje edhe Kroacia.

“Mund të ketë një përfshirje ruse. Rusia nuk është si SHBA që ka modelin demokratik dhe kulturën, Rusia destabilzion që të kthehet në faktor. Rusia nuk do që Serbia të kalojë afër BE-së dhe NATO-s. Kërkon ta lë të hapur konfliktin. Serbët janë biologjikisht më afër Rusisë.

Rusët janë aktiv edhe në Kroaci. Në maqedoni, dhe do të tentojnë ta pengojnë dhe Maqedoninë përmes Greqisë për anëtarsimin në NATO. Rusët kanë një tezë sot, destabilize dhe faktorizo”, deklaroi Alizoti në emisionin “Opinion”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010096073150635
array(1) { ["section"]=> string(75) "vrasja-e-politikanit-serb-tomor-alizoti-mund-te-kete-perfshirje-ruse-106827" }