Vrasja e Ridvan Ramazanit në Shkodër, zbardhen emrat e të arrestuarve, mes tyre dhe punonjësi i karburantit dhe një grua (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:51 29-11-2020 Vrasja e Ridvan Ramazanit në Shkodër, zbardhen emrat e të arrestuarve, mes tyre dhe punonjësi i karburantit dhe një grua (DETAJE) Pamje nga vendngjarja - Ridvan Ramazani

Janë zbardhur emrat e të arrestuarve në Shkodër, që dyshohet se kanë lidhje me ekzekutimin e Ridvan Ramazanit, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme.

Bëhet me dije se ka rënë në pranga Milkjor Gjoka.  Gjoka së bashku me vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj janë autorë të dyshuar të ngjarjes së shënuar ditën e djeshme në fshatin Mushan të Dajcit.

Vëllezërit Mehmedaj janë shpallur në kërkim nga policia, ndërsa janë arrestuar edhe dy persona të tjerë shtetasit Blerim M. 49 vjeç, dhe Marjeta Gramshi, 49 vjeçe për ‘moskallëzin krimi’, njëri prej të cilëve është punonjësi i karburnatit, pranë vendit ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë vrarë me armë zjarri në mjetin e tij, Ridvan Ranmazanin, 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë pandërprerë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 46-vjeçari R. H.

Vihet në pranga 1 nga autorët, shpallen në kërkim 2 autorët e tjerë, si dhe vihen në pranga edhe 2 shtetas, për moskallzim krimi.

Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, me mbështetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, indetifikimi i autorëve dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent.

Kontrolle intensive nga strukturat e DVP Shkodër, FNSH Shkodër e Forcat Speciale Renea, për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të kontrolleve, gjatë orëve të mbrëmjes, nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Milkjor Gjoka, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dajç, Shkodër, për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Si dhe u shpallën në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve Hydajet Mehmedaj 33, vjeç dhe Duel Mehmedaj, 31 vjeç, banues në Mushan, Shkodër.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një pike karburanti, në fshatin Mushan, Shkodër, kanë varë me armë zjarri në mjetin e tij, shtetasin R. H., 46 vjeç, pas një konflikti të ndodhur midis palëve disa orë para ngjarjes.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendin e ngjarjes, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, dy krehëra me fishekë pistolete, gëzhoja të armës automatike, automjetin e viktimës dhe prova të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes dhe dokumentimit të ngjarjes.

Po në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit", i shtetasve B. M. 49 vjeç, banues në fshatin Mushan, Dajç, Shkodër dhe M. G., 49 vjeçe, banuese në fshatin Suka-Dajç, Shkodër, të cilët kanë qënë prezent kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente per krimin e ndodhur.

Strukturat e DVP Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe RENEA, kanë vijuar përgjatë gjithë natës dhe po vijojnë  kontollet intensive në banesa e objekte të ndryshme për kapjen e dy autorëve të tjerë të kësaj ngjarjeje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lajmi i trishtë, prej disa ditësh i shtruar tek 'Shefqet Ndroqi', COVID i merr jetën efektivit të policisë
76-vjetori i çlirimit të Shqipërisë, bën bashkë Metën, Ramën, Ruçin, Veliajn në homazhet te 'Varrezat e Dëshmorëve' »
Article Logic
Execution time: 0.012829065322876
array(1) { ["section"]=> string(132) "vrasja-e-ridvan-ramazanit-ne-shkoder-zbardhen-emrat-e-te-arrestuarve-mes-tyre-dhe-punonjesi-i-karburantit-dhe-nje-grua-detaje-229502" }