Vrasja e Santos/Policia afër arrestimit të atentatorëve, deklarata e Tahirit i dha shtysë hetimeve

Publikuar tek: aktualitet, më 07:10 06-08-2015 Vrasja e Santos/Policia afër arrestimit të atentatorëve, deklarata e Tahirit i dha shtysë hetimeve

Policia e Shtetit është afër identifikimit të personave që ekzekutuan më 26 qershor të vitit të kaluar bankierin e njohur, Artan Santo.

Grupi hetimor prej më shumë se një viti ka mbledhur prova të mjaftueshme për arrestimin e dy atentatorëve. Elementi përbërës i plumbit, barium, është vlerësuar si një provë e rëndësishme në hetime. Dyshimet e fundit janë që dy kushurinjve nga Fushë-Kuqja, Klodian dhe Gazmir Gjozi, që u kapën nga policia, pak ditë pas vrasjes së Santos dhe që më pas u lanë të lirë nga gjykata, u është gjetur në duar ky element.

Të njejtat burime të Policisë së Shtetit që bënë të ditur për gazetën “Shqip” zbulimin e provave të reja, shtojnë se grupi hetimor kaq tashmë në duar material të zgjeruar edhe me përgjime telefonike apo ambientale, survejime, monitorime lëvizjesh, dëshmi etj.

Një element që u ka dhënë shtysë hetimeve është deklarata mjaft e drejtëpërdrejtë e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka implikuar si të akuzuar për vrasjen e Santos, Durim Bamin, personi që u bë i njohur në çështjen “Doshi”.

Burime policore ndonëse me rezerva, pranojnë për një “pakt të heshtur” të sistemit të drejtësisë, për të arritur në zbulimin e emrave të vrasësve të Santos. Kësisoj, lënia e lirë e kushurinjve Gjozi dhe “arresti shtëpiak” i Bamit, sipas këtyre burimeve, mund të jetë bërë për shkak të mbledhjes së provave të mjaftueshme, që do të përdoreshin në gjyq, si bisedat e mundshme mes tyre që më 26 qershor 2014 e deri në ditët e sotme.

Zv/drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, i kontaktuar nga gazeta siguron se policia është pranë zbulimit të autorëve. “Hetimet kanë përparuar së tepërmi. Policia qendrore dhe ajo lokale kanë intensifikuar veprimet dhe mund të them se jemi pranë identifikimit të autorëve të vrasjes së Artan Santos”, ka thënë Çipa.

Gjithsesi, në këtë fazë të hetimit mund të flitet vetëm për identifikimin e ekzekutorëve, pasi porositësit e vrasjes mund të zbulohen në rast se personat që qëlluan mbi Artan Santon, nisin të flasin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Iu refuzohet kërkesa, kthehen 25 azilkërkues nga Gjermania
“Hakun ta morëm. Shtëpinë ta dogjëm. Gocat s’ke për t’i parë më”, mesazhi për familjen Kajtazi »
Article Logic
Execution time: 0.01230001449585
array(1) { ["section"]=> string(103) "vrasja-e-santos-policia-afer-arrestimit-te-atentatoreve-deklarata-e-tahirit-i-dha-shtyse-hetimeve-17844" }