Vrasja e shqiptarit në Londër, arrestohet i dyshuari i parë në Danimarkë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:01 22-01-2020 Vrasja e shqiptarit në Londër, arrestohet i dyshuari i parë në Danimarkë Flamur Beqiri

Një 22 vjeçar është arrestuar në Danimarkë si i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri.

Ai u vu në pranga sapo zbriti në Aeroportin e Kopenhagenit, pasi mbërriti nga Tajlanda.

I dyshuari po qëndron në paraburgim në Danimarkë, në pritje të procedurave të ekstradimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Policia dyshon se i akuzuari e ka vrarë shqiptarin pas prishjeve të pazareve kriminale.

Identiteti i të arrestuarit nuk bëhet ende i ditur nga autoritetet britanike.

36 vjeçari Beqiri u qëllua disa herë në pragun e derës në shtëpinë e tij në Battersea, rreth orës 21:00 të datës 24 dhjetor.

I njohur si producent, ai ishte vëllai i modeles së njohur Misse Beqiri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0073521137237549
array(1) { ["section"]=> string(78) "vrasja-e-shqiptarit-ne-londer-arrestohet-i-dyshuari-i-pare-ne-danimarke-192835" }