Vrasja e studentes 21 vjeçare, policia konfirmon se trupi i gjetur në grykëderdhjen e lumit…

Publikuar tek: bota, më 22:19 21-03-2019 Vrasja e studentes 21 vjeçare, policia konfirmon se trupi i gjetur në grykëderdhjen e lumit… Studentja 21 vjeçare nga Humberside e Britanise se Madhe, e cila u gjet e vdekur, Libby Squire

Policia e Humberside në Britaninë e Madhe, ka konfirmuar se trupi i gjetur në grykëderdhjen e lumit Humber është identifikuar zyrtarisht si trupi i studentes së zhdukur Libby Squire.

Libby, studentja 21 vjeçare, u pa për herë të fundit pas mesnatës, të premten e 1 shkurtit. Familja e saj është informuar pas identifikimit formal dhe ekzaminimit pas gjetjes së trupit.

Studentja e Universitetit të Hullit u pa për herë të fundit një mbrëmje me shoqërinë, kur u largua nga disko Welly në qytet.

Detektivi Martin Smalley i Komisariatit të Policisë Humberside, ka bërë sot një deklaratë zyrtare, ku shkruhej: ‘Një ekzaminim pas vdekjes është bërë mbasditen e sotme, pasi është bërë identifikimi formal dhe ne mund të konfirmojmë se trupi i gjetur është i Libby Squire’.

‘21 vjeçarja Libby, u pa për herë të fundit pas mesnatës së të premtes së 1 shkurtit, në Beverley Road pranë kryqëzimit me Haworth Street’.

Një kërkim i zgjeruar u bë në ditët dhe javët pas zhdukjes së studentes, me detektivë dhe oficerë të policisë që punonin pa pushim për të gjetur trupin e Libby-t, transmeton newsbomb. 

Sherifi i qytetit, Martin Smalley, deklaroi se një person u arrestua gjatë muajit shkurt në lidhje me zhdukjen e Libby-t dhe mbetet akoma nën hetim.  

‘Ne do t’i bëjmë publike nëse hetimet do të kenë zhvillime të reja’, ka bërë me dije sherifi i qytetit të Humberside, transmeton newsbomb.al.

Përparësia jonë është të mbështesim familjen e Libby-t dhe t'u japim atyre përgjigjet që ata dëshpërimisht kanë nevojë t’i dijnë’, ka përfunduar sherifi Smalley. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013379812240601
array(1) { ["section"]=> string(97) "vrasja-e-studentes-21-vjecare-policia-konfirmon-se-trupi-i-gjetur-ne-grykederdhjen-e-lumit-157395" }