Vrasja e të riut në Tiranë, si ekzekutuan 2 vëllezërit për një KONDICIONER Indrit Çelajn, kërcënuan punëtorin tjetër të merrte përsipër KRIMIN (DETAJE-Si ndodhi NGJARJA dje)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:56 23-08-2019 Vrasja e të riut në Tiranë, si ekzekutuan 2 vëllezërit për një KONDICIONER Indrit Çelajn, kërcënuan punëtorin tjetër të merrte përsipër KRIMIN (DETAJE-Si ndodhi NGJARJA dje)

26-vjeçari, Indrit Çelaj në Tiranë është vrarë për një kondicioner, shkruan Newsbomb.al.

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dje te 'Myslym Shyri' në Tiranë, ndërsa ka shpallur në kërkim dy vëllezër, djemtë e pronarit të vilës, si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Newsbomb.al. ju sjell më poshtë dinamikën e ngjarjes:

Indrit Çelaj, ishte teknik kondicionerësh dhe po punonte për të kondicionuar vilën e Bujar Kusit. Pas një konflikti të çastit për ujin e kondicionerit ai është qëlluar nga vëllezërit, Griseldo dhe Albano Kusi. 

Fillimisht ka pasur një përplasje verbale mes viktimës dhe dy vëllezërve në katin e parë të cilës, aty ku po punohej, më pas ata kanë nxjerrë armët.

Policia njoftoi se Griseldo Kusi, 31 vjeç, në bashkëpunim me vëllain e tij,  Albano Kusi 28 vjeç, pas një konflikti të çastit me Indrit Çelajn, ka qëlluar me plumb në kokë 26-vjeçarin, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Ndërkaq, policia ka arrestuar edhe 4 persona të tjerë të përfshirë në ngjarje, mes tyre edhe pronari i vilës, Bujar Kusi, 54 vjeç, babai i dy vëllezërve.

Të arrestuarit e tjerë janë Edmond Sula, 43 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit".
Po ashtu në pranga kanë rënë Ferdinand Bakalli dhe Luan Çaka të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe  Lorenc Veliaj 27 vjeç, i cili po punonte bashkë me viktimën në vilë.  Ky i fundit ditën e djeshme u shpall në kërkim nga policia si autor i dyshuar për vrasjen e të riut.

Mirëpo, sipas burimeve nga uniformat blu, kanë qenë dy vëllezërit ata të cilët kanë kërcënuar 27 vjeçarin të marrë përsipër krimin që nuk e kishte bërë.

Sakaq,  Lorenc Veliaj është arrestuar gjatë mbrëmjes nga policia, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat  penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve lufatarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Sakaq, i riu, me origjinë nga Mallakastra ndërroi jetë mëngjesin e sotëm tek Trauma, pasi nuk arriti t'u mbijetonte plagëve të marra nga plumbi në kokë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022760152816772
array(1) { ["section"]=> string(176) "vrasja-e-te-riut-ne-tirane-si-ekzekutuan-2-vellezerit-per-nje-kondicioner-indrit-celajn-kercenuan-punetorin-tjeter-te-merrte-persiper-krimin-detaje-si-ndodhi-ngjarja-dje-176096" }