Vrasja e të riut shqiptar në Britani, arrestohen 3 të dyshuar për ngjarjen

Publikuar tek: aktualitet, më 10:24 14-03-2017 Vrasja e të riut shqiptar në Britani, arrestohen 3 të dyshuar për ngjarjen

Të paktën 3 persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Dautit, ngjarje që ndodhi të shtunën në Southampton të Britanisë.

21-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë, në rrethana ende të paqarta, ndërsa ndërroi jetë në spital.

“Detektivët po hetojnë vdekjen e një 21-vjeçari në Southampton dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e tij. Ekipi i Krimit në Hampshire ka arrestuar një grua, 30 vjeç, një 27-vjeçar dhe një 28-vjeçar të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Dautit”, deklaroi policia e Hampshire, shkruan ‘Heart’.

Sipas policisë, ngjarja u raportua në orën 1:38 të mëngjesit të së shtunës, ku i riu u gjet i shtrirë në rrugën Gilpin Close me një plagë të madhe në kraharor. “Ai vdiq më vonë në spitalin e përgjithshëm të Southamptonit”, pohoi policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rreh keq nënën në banesë, arrestohet 34-vjeçari (Emri)
Fjala e fundit e Tahirit si ministër i Brendshëm, organizon “Ditën e hapur me Policinë e Shtetit” »
Article Logic
Execution time: 0.010054111480713
array(1) { ["section"]=> string(79) "vrasja-e-te-riut-shqiptar-ne-britani-arrestohen-3-te-dyshuar-per-ngjarjen-71830" }